Arbëri

Ndahen mjete shtesë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria e Kosovës ia ka ndarë 165.850 euro shtesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një komunikate, Qeveria njofton se kjo ndarje është bërë sipas kërkesës së 8 janarit të këtij viti nga KQZ-ja

“Qeveria ka aprovuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për alokim të parakohshëm në të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 165 mijë e 850 euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.