Arbëri

1600 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, shumica për përdorim të tepruar force

Prishtinë, 10 janar - Numri i ankesave të qytetarëve ndaj sjelljeve të zyrtarëve policorë po shkon duke u shtuar. Përgjatë vitit 2020, Inspektorati i Policisë ka pranuar gjithsej 1600 ankesa. Përdorimi i forcës nga punonjësit e Policisë është ankesa më e shpeshtë që vjen nga ana e qytetarëve.

Kryeshefi i Inspektoratit, Kushtrim Hodaj, thotë se ende nuk e dinë arsyen e rritjes së numrit së këtyre ankesave, por shton se mund të jetë edhe pasojë e vetëdijesimit të qytetarëve.