Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Ilustrim
 

Shqipëria i ka regjistruar tre persona të vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 655 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shtruar 273 persona në spital si pasojë e COVID-19 ndërsa janë testuar 4499. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 356 pacientë.