Një person vdes e tre lëndohen në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka bërë të ditur për KP-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani tregoi se bëhet fjalë për vetaksident që ndodhi në orën 10:55. Po ashtu, janë lënduar edhe tre persona.
“Referuar informacioneve nga mjekët kompetentë, si pasojë e vetaksidentit një nga personat e lënduar ka ndërruar jetë. Sot rreth orës 10.55 ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetaksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, tha Kelani.