Rresht i gjatë qytetarësh është krijuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në pritje të testimit PCR për COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të martën dhe të mërkurën ka vendosur të ofrojë testime për katër orë në shesh për të gjithë qytetarët që duan të testohen.
Edhe pse shumë qytetarë po testohen në sheshin kryesor të Prishtinës, IKSHPK-ja në raportin ditor të së martës njoftoi për rënie të testimeve në 744 mostra, teksa para një muaji ishin rreth dy mijë.
Deri tash në Kosovë, në nivel vendi, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 181 mijë persona të dyshimtë, prej të cilëve 50 mijë e 910 kanë rezultuar pozitivë. 1325 është numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19.
Një nga qytetarët në radhë, nuk e ka parë të gjatë pritjen për t’u testuar aty deri sa vjen nga Podujeva vetëm për ta kryer testin.
Sipas një tjetër qytetari, në shesh është dashur të ketë më shumë tenda për testim, që të kryhen më lehtë.
“Jam testuar njëherë dhe kam dalë pozitiv, kam dalë tash ta vërtetoj. Është dashtë të ketë më shumë tenda këtu dhe të kryhen më shpejt që të jetë më lehtë për ne dhe mjekët”, tha ai.
{gallery}