Arbëri

Kosova e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmeteve të fundit

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka reaguar pas tërmetit që goditi edhe sot Kroacinë, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, dhe solidaritet të plotë me Kroacinë dhe popullin mik kroat, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haradinaj-Stublla është shprehur se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Kroacisë në këtë kohë të vështirë për popullin kroat dhe qytetarët e prekur atje, dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj për çfarëdo që konsiderohet e nevojshme në këto momente.