Arbëri

Limaj: Jemi në negociata për koalicion parazgjedhor me PDK-në

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë për vizitë sot në Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi ka përfunduar një takim ku të pranishëm qenë edhe Zafir Berisha e Faton Klinaku, Limaj foli për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, u shpreh Limaj.