Arbëri

11 vdekje nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

11 vdekje nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
 

Shqipëria ka regjistruar 11 vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 1508 persona, ku 318 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjithashtu, janë shëruar 557 persona, duke çuar kështu numrin e të shëruarve në total 32.122 pacientë.