Arbëri

Osmani kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve për t’u dënuar krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nëpërmjet një mesazhi drejtuar aleatëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës, derisa i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme gjatë pandemisë, kur edhe u godit ekonomia kosovare, ka folur edhe për gjenocidin dhe krimet e serbëve në Kosovë. Atyre u ka kërkuar mbështetje për të ndjekur kryerësit e krimeve në Kosovë.

“Gjatë gjithë historisë sonë, populli i Kosovës vazhdimisht ka demonstruar një dëshirë të madhe për paqe, stabilitet dhe drejtësi. Ndërsa paqja është arritur, lufta për të vërtetën ende vazhdon. Pas më shumë se dy dekada, plagët e Kosovës nuk mund të shërohen pa drejtësi”, thotë Osmani në mesazhin e publikuar në Facebook.