Arbëri

Shtatë të vdekur e 270 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë të vdekur e 270 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
 

Shtatë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Sipas raportit të së shtunës, janë regjistruar 270 raste të reja.

Të vdekurit janë nga Prishtina (77, 77 dhe 71 vjeç), Gjilani (64 vjeç), Kamenica (84 vjeç), Klina (86 vjeç) dhe Novobërdë (74 vjeç)