Arbëri

Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e pandemisë – nga korriku vdiqën 1244 persona me COVID-19

 

Pavarësisht humbjes së jetës së 1244 personave me COVID-19 nga 1 korriku, Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar të suksesshme punën e saj në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por qëllimet tona janë arritur deri diku me sukses. Furnizimi me barna, punësimi i specialistëve shëndetësor, dhe kemi bërë zgjedhje që deri më sot nuk ishin arritur në shëndetësi. Kemi treguar shembull në menaxhimin e pandemisë. Gjatë këtyre muajve kemi arritur të shtojmë edhe numrin e shtretërve duke përmirësuar gjendjen e shëndetësisë në vend. Për këta muaj nuk kemi pasur orar pune, jo vetëm kabineti im, por e tërë shëndetësia. Jam krenar me qytetarët tanë, mjekët, infermierët e stafin spitalor”, ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë të shtunën për punën gjashtëmuajshe të Qeverisë Hoti për menaxhim të pandemisë.