Arbëri

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë, 14 ditë karantinë për të ardhurit

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë, 14 ditë karantinë për të ardhurit
 

Shqipëria ka marrë vendimin për të pezulluar nga sot fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference me Komitetin Teknik.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot në orën 06:00 dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri më 6 janar 2021, në varësi të situatës së pandemisë. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe përmes rrugëve të tjera, e kanë të detyrueshme të karantinohen për 14 ditë.