Arbëri

Osmani do t'i ftojë të martën partitë politike për konsultim rreth datës së zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do t'i ftojë të martën, partitë politike për konsultim rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. presidentes.

Pas konsultimit me partitë, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë, pasi kështu e parasheh neni 95 i Kushtetutës së Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se partia e saj do ta pranojë një ftesë të tillë.