Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor pritet të shpallet e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese. Kështu i ka thënë Kohës një burim i sigurt, duke paralajmëruar se vendimi tashmë është marrë, vetëm mbetet për tu publikuar.
“Gjykata e ka shpallë nul votën e Arifit, dhe ka konstatuar që Qeveria është zgjedhë me 60 vota”, ka thënë burimi i Kohës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Gjykata Kushtetuese “konsideron që me këtë është konsumu edhe hera e dytë e procesit të zgjedhjes dhe, meqë Qeveria nuk i ka siguruar së paku 61 vota, vendi duhet të shkojë në zgjidhje sipas kërkesës së nenit 95.4 të Kushtetutës”.
Se vendimi për Rastin Arifi është marrë, Kohës i kanë thënë edhe dy burime tjera, një i afërt me Qeverinë, dhe një tjetër nga Kuvendi i Kosovës.
Deputeti Etem Arifi është dënuar vitin e shkuar për mashtrim me subvencione. Ai është dënuar me 1 vjet e 3 muaj burgim efektiv, mirëpo ishte i pranishëm në votimin e Qeverisë Hoti, në qershor, për çka VV-ja e çoi rastin në Kushtetuese.
Arifi ndërkohë është dorëzuar dhe po e vuan dënimin.