Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor në Shërbimin e Urgjencës në Prizren.
Përmes një komunikate për media, Federata thotë se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndërkaq ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shqiptohet dënimi meritor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“FSSHK fton të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre, t’i bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm. Punëtorët shëndetësorë po dëshmohen qdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në orfimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.