Arbëri

Kosova nuk e dëgjon OBSH-në që rekomandoi që remdesiviri të mos përdoret për rastet me COVID-19

Kosova nuk e dëgjon OBSH-në që rekomandoi që remdesiviri të mos përdoret për rastet me COVID-19
 

(KosovaPress) - Pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë në fund të muajit nëntor rekomandi që remdesiviri të mos përdoret te pacientët me koronavirus, në Kosovë s’po respektohet ky rekomandim. Profesionistët shëndetësorë po vazhdojnë t’ua përshkruajnë këtë ilaç pacientëve.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se nuk e kanë ndaluar përdorimin e remdesivirit për trajtimin e pacientëve me COVID-19, pasi këtë e kanë lënë në dorë të klinicistëve.