Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Nga Instituti Kombëtar u Shëndetësisë Publike janë raportuar të enjten edhe 453 raste të reja si dhe 483 persona të shëruar.
IKSHPK-ja njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1470 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa kanë vdekur deri më tash 1.233 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.