Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të vazhdojë sot vizitën zyrtare në Shqipëri, teksa në mesditë do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Pas takimit të djeshëm me presidentin Ilir Meta, sot do të takohet me kryeministrin Edi Rama, pastaj kreun e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në orën 12:30, u.d. presidentes së Kosovës, Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.