Arbëri

Letra e Kurtit për Selimin nuk pritet të ndikojë në lirimin e tij

Letra e kryetarit të Vetëvendosjes për të mbështetur lirimin me kusht të deputetit Rexhep Selimi është vetëm njëra nga tri gjithsej sa mbrojtja ia ka bashkangjitur kërkesës. Por dërgimi i letrave të tilla, sipas njërit prej avokatëve të akredituar nga Specialja, mund të ketë efekt vetëm në rast se ka edhe rrethana të tjera

Prishtinë, 16 dhjetor - Në mbështetje të deputetit të partisë së tij ka dalë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një letre dërguar gjyqtarit të procedurës paraprake, Kurti ka renditur arsyet pse duhet të konfirmohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit.