Arbëri

Vjosa Osmani sot nis vizitën treditore në Shqipëri

Vjosa Osmani sot nis vizitën treditore në Shqipëri
 

Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani do nisë sot vizitën 3 ditore në Shqipëri. Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Më pas do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët.