4 perditesime

Bukurije Zogaj, nga Malisheva, e përfshirë në luftën e Kosovës të vitit 1999, ka deklaruar se në vend më tepër ka lapidarë për dëshmorët burra sesa gra. Sipas saj, kjo është e padrejtë duke u nisur nga ajo që pati edhe shumë gra që dhanë kontribut në luftë.

21:09

Zogaj: Nga 10 shtatore të ndërtuara nga AMKMK-ja, vetëm një është për gratë

Bislim Zogaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka deklaruar se për ndërtimin e kompleksesve memoriale, të gjitha institucionet duhet drejtuar nga ky agjencion.

Ai në Raport të KTV-së ka deklaruar se në kuadër të këtij Agjencioni, janë ndërtuar vetëm 10 shtatore, të ndërtuara përmes amendamenteve.

Zogaj ka thënë se nga 10 shtatore, kanë dalë nga shtatoret më të mirë në nivel të Kosovës dhe si prioritet, ka pasur shumë kërkesa për ndërtim.

“Kam thënë që duhet pasur kritere të forta dhe duhet të jetë një komision i veçantë se cilat shtatore duhet të ndërtohen në nivel të Kosovës.

Zogaj ka kritikuar ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit dhe Skënderbeut në Prizren, duke thënë se kjo e ka dëshmuar më së miri si ndërtohen shtatoret në Kosovë.

Nga 10 shtatoret e ndërtuara nga AMKMK-së, vetëm një shtatore është e gjinisë femërore. Shtatorja është e dëshmores Hyre Mini nga Skenderaj.

20:56

Ibrahimaj: Gratë dhe vajzat kanë treguar se lufta nuk bëhet vetëm nga burrat

Lahi Ibrahimaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka deklaruar se në luftë ka pasur shumë gra dhe vajza që kanë dhënë kontribut në luftë. Ai ka thënë se lufta nuk është bërë vetëm nga burrat.

Ibrahimaj në Raport të KTV-së ka thënë se me gruan e parë luftëtare që është takuar ka qenë Sala Jashari, e cila u ka ndihmuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihma të shumta.

“Sala Jashari na ka ruajtur kur jemi kthyer nga aksionet e luftës. Kemi shkuar në shtëpinë e Adem Jasharit ku ka pasur shumë gra dhe vajza të familjes. Pastaj familja e Ramush Haradinajt, ku ka pasur plot vajza pjesëtare të UÇK-së, dhe të tjera që kanë dhënë kontribut në luftë”, ka deklaruar Ibrahimaj.

Ai ka deklaruar se vajza dhe gra kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, çka ka bërë në krijimin e një Brigade “Vajzat me kordele të kuqe”.

20:45

Mervete Domi: Yllka më thoshte se liria nuk fitohet pa gjak

Yllka Domi, një vajzë 17-vjeçare nga Gjakova, kishte dhënë kontribut në luftën e Kosovës.

Nëna e saj, Mervetja, ka thënë se Raport të KTV-së se Yllka kishte filluar të mësonte t’i lidhte plagët. Pas kësaj, kishte shprehur dëshirë për të dhënë kontribut në luftë.

“Nga unë gjithmonë e ka fshehur . Gjithë kohën më thoshte, liria pa gjak nuk fitohet. Ne nuk duhet të mërzitemi, ata që mbesin, duhet të jenë të lirë. Për disa gjëra më ka përgatit. Thoshte a vjen ajo ditë më të çlirohet Kosova dhe të thërras se Kosova është e lirë. Ka pasur parandjenja, ka shkruar për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Prindërit e saj thonë se Yllka shkruante hartime dhe letra për tema të ndryshme, mirëpo gjithmonë në fund, e potenconte lirinë e Kosovën.

Yllka Domi ishte vrarë më 7 maj të vitit 1999 së bashku me disa bashkëluftëtarë në Çabrat të Gjakovës.

20:34

Sylaj: Gratë kanë dhënë kontribut të madh gjatë luftës

Safet Sylaj, Drejtor i Zyrës për Trashëgimi të TMK-së, ka deklaruar se në luftën e UÇK-së, angazhim të madh kanë dhënë edhe vajzat dhe gratë.

Ai në Raport të KTV-së ka deklaruar se gratë kanë dhënë kontribut në shumë sfera.

“Gjinia femërore ka qenë mjaft shumë e angazhuar në luftën çlirimtare të Kosovës. Në të gjitha zonat ka pasur të angazhuara në beteja të ndryshme dhe sfera të ndryshme të jetës, edhe në furnizim, mjekësi, etj. Në të gjitha vendet ku është kërkuar”, ka thënë ai.

Sylaj ka bërë me dije se pas luftës, nga transformimi i UÇK-së në TMK, rreth 100 gra dhe vajza kishin vazhduar kontributin e tyre në sferën e ushtrisë.

"Jam shumë krenar me gratë dhe vajzat që dhanë një kontribut kaq të madh në luftë. Gjatë luftës kemi pasur përkrahje nga minoritetet që jetojnë në Kosovë, nga ato turke dhe rome, varësisht ku janë zhvilluar ato luftime Pas përfundimit të luftës, në nga UÇK-ja në TMK janë përfshirë rreth 100 vajza", ka deklaruar ai.

20:24

Ish-ushtarja e UÇK-së: Më tepër ka lapidarë të burrave sesa të grave

Bukurije Zogaj, nga Malisheva, e përfshirë në luftën e Kosovës të vitit 1999, ka deklaruar se në vend më tepër ka lapidarë për dëshmorët burra sesa gra. Sipas saj, kjo është e padrejtë duke u nisur nga ajo që pati edhe shumë gra që dhanë kontribut në luftë.

Kam vendosur të shkoj në luftë, t’iu bashkohem radhëve të UÇK-së, kam shërbyer në Njësitin “Çeliku”, pastaj kur ky Njësit është rritur, është bërë Brigada 121. Kam shërbyer në këtë Brigadë. Një kohë kam shërbyer në Ruzhnicë dhe në Lladrovc, në atë pjesë. Deri në fund të luftës, shtator 99, atëherë si raport me meshkuj, jemi trajtuar të barabarta. Armën më ka mësuar një kushëri, ajo ka qenë hera e parë me armë. Më ka ftuar në UÇK dhe unë kam thënë po”, ka deklaruar Zogaj.

Ajo shtuar se kur ishte kyçur në UÇK, ka përdorur kallashnikov dhe dashuria e saj ndaj luftës, e ka shtyer që të merr pjesë në luftime.

Zogaj tutje ka thënë se kontributi i burrave dhe grave nuk është vlerësuar sa duhet. Sipas saj, më tepër ka lapidarë për dëshmorë meshkuj sesa gra.