Arbëri

Kuvendi mblidhet të premten për dy seanca, një vazhdimësi dhe një e re

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të premten të mbahen dy seanca, një si vazhdimësi e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluar dhe një e re.

E para është paralajmëruar për orën 9:30, kurse e dyta në orën 11:00.

Në seancën e re, një ndër pikat është edhe interpelanca e kryeministrit, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të VV-së për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.