Arbëri

Mbi tre milionë euro gjoba për qytetarët që s’respektuan masat anti-COVID në 100 ditët e fundit

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Minimum 3.3 milionë euro është vlera e gjobave që Policia e Kosovës ka shqiptuar për qytetarët që s’kanë respektuar masat kundër koronavirusit në 100 ditët që kur ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka bërë të ditura për KOHËN, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, më 26 gusht e deri më sot, 13 dhjetor, janë shqiptuar rreth 95 mijë gjoba. Gjoba më e vogël që parashihet me këtë ligj është 35 euro për mosmbajtje të maskës apo respektimit të distancës. Kjo konsiderohet edhe si gjoba më së shumti e shqiptuar. Ligji po ashtu thekson se personi fizik që nuk respekton vendimin për kufizim qarkullimi dënohen me 200 euro gjobë, ndërsa ai juridik me 500.