Arbëri

Kërkohen sjellje të përgjegjshme dhe përmbajtje nga dhuna

Foto: Reuters

Është mbajtur edhe të premten në mbrëmje protesta e tretë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës. Protesta zhvillohet në disa pika të kryeqytetit Tiranë, ndërsa protestuesit hedhin sende të forta, shkatërrojnë reklamat në rrugë, apo dhe semaforët, madje dhe stacionet e autobusëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Sikurse edhe të enjten, protestuesit kanë bllokuar rrugën me kazanë mbeturinash. Protestuesit, që më pas i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë përplasur me efektivët që janë vendosur për monitorimin e tubimit. Efektivët e policisë kanë nisur edhe shoqërimin e protestuesve në ambientet e Komisariatit. Mësohet se 10 të rinj janë shoqëruar nga forcat “Shqiponja”, te cilët i kapën protestuesit në rrugicat e lagjes.

 

“Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimeve të ambasadores Kim me Ramën, Bashën, Kryemadhin dhe drejtorin e policisë, Veliu

Është mbajtur edhe të premten në mbrëmje protesta e tretë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës. Protesta zhvillohet në disa pika të kryeqytetit Tiranë, ndërsa protestuesit hedhin sende të forta, shkatërrojnë reklamat në rrugë, apo dhe semaforët, madje dhe stacionet e autobusëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Sikurse edhe të enjten, protestuesit kanë bllokuar rrugën me kazanë mbeturinash. Protestuesit, që më pas i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë përplasur me efektivët që janë vendosur për monitorimin e tubimit. Efektivët e policisë kanë nisur edhe shoqërimin e protestuesve në ambientet e Komisariatit. Mësohet se 10 të rinj janë shoqëruar nga forcat “Shqiponja”, te cilët i kapën protestuesit në rrugicat e lagjes.

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë prej tri ditësh kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, pas vrasjes më 8 dhjetor të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë së Tiranës, kanë vënë në lëvizje edhe diplomacinë amerikane të akredituar në Shqipëri. Yuri Kim thekson se ka takuar për rastin kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, drejtorin e Policisë Ardi Veliu, duke shtuar se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësi të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet. Ndërsa për ata që kanë qenë në pushtet më parë, ambasadorja e SHBA-së u ka sugjeruar që nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, pasi dhuna është e papranueshme.