Arbëri

Mot i vranët në Kosovë, në vise malore mund të ketë edhe borë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vise malore me lartësi mbi 1.200 metra, pritet të ketë edhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 e 8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.