Arbëri

PE-ja do të kërkojë sërish nga pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

PE-ja do të kërkojë sërish nga pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën
Foto: Reuters
 

Parlamenti Evropian sërish do t’u bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt.

Kjo ftesë e PE-së përsëritet në draft-raportin për Kosovën, të përgatitur në Komisionin e Politikës së Jashtme nga raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon. Kjo thirrje nuk është e re, pasi Parlamenti Evropian vazhdon të jetë i vetmi institucion i BE-së, i cili që nga fillimi i referohet Kosovës si shtet dhe vazhdimisht kërkon nga shtetet anëtare që ta njohin shtetësinë e Kosovës.