Arbëri

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

 

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një takim nga ora 14:00 për të përcaktuar datat e seancave të ardhshme plenare të legjislativit vendor, i cili kohëve të fundit për shkak të mungesës së kuorumit ka bërë që të mbetet mbrapa me miratimin e projektligjeve të parapara.

Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 21, 29 tetor dhe 27 nëntor: votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë dhe votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Kosovës.