Arbëri

Njëzet e dy të vdekur e 627 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Njëzet e dy të vdekur e 627 raste të reja me koronavirus në Kosovë
 

Numri i të vdekurve brenda një 24-orëshi në Kosovë, si pasojë e COVID-19, për herë të parë ka kaluar mbi 20.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 627 raste të reja.