Arbëri

Surroi: Komisioni për burgjet e UÇK-së kurth e fatkeqësi, e vë Shqipërinë në pozitë të keqe

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, publicisti Veton Surroi u shpreh se ballafaqimi me të kaluarën sapo ka filluar.

“Jemi në një fazë ku historia po përdoret,” nënvizon Surroi duke komentuar dhe ngritjen e komisionit për çështjen e hetimeve të Dick Martyt nga maxhoranca në Shqipëri.

Veton Surroi: Komisioni hetimor ka qenë një fatkeqësi për çështjen e hetimeve të Dick Martyt.

E vë në një pozitë të keqe Shqipërinë, sepse do të ballafaqohet me të vërtetën. Tashmë ka ekzistuar një gjykim në vitin 2011 për disa ish-ushtarë të UÇK-së dhe janë dhënë dënime për krime lufte të bëra në territorin e Shqipërisë, Cahan e Kukës, ku kanë qenë burgjet e improvizuara të njësiteve të UÇK-së.

Prandaj ideja se Shqipëria do të ngrejë një komision hetimor ku të dëshmojë se nuk ka pasur krime në territorin e Shqipërisë, do të kundërshtohet nga faktet qysh në fillim. Shqipëria nuk ka kurrfarë nevoje që t’i hyjë një faze mohimi historik, ku kampione është Serbia. Shqipëria nuk ka arsye të vihet në një shportë vlerësuese.“

Surroi thotë se lufta e UÇK-se duhej të ishte legjitimuar 20 vite më parë.

Lufta e UÇK-së është dashur të legjitimohet 20 vite më parë. Ç’është e vërteta nuk ka pasur shumë përkrahje në Shqipëri dhe nuk ka pasur përkrahjen e duhur në disa prej instancave dhe njerëzve që sot flasin për UÇK-në, asokohe nuk janë dëgjuar. Por lufta e UÇK-së është fakt historik. Është fakt historik që një grup që ngriti armën për çlirim ndaj një okupatori.

Surroi flet dhe për një kurth.

Veton Surroi: Është e njohur se të gjithë shqiptarët andej dhe këndej kufirit nuk arritën të çlirojnë Kosovën dhe u desht ndërhyrja e NATO-s për ta çliruar Kosovën. Kosova e pavarur është fryt i një mundi, sakrifice të popullit shqiptar, por dhe pjesë e projektit të bashkimit të popujve në një ide të europës së lirë. Pra ky është një projekt më i madh sesa një përpjekje dhe legjitimi nuk bëhet as me fushata mediale, e aq më pak komisione hetimore.

Sepse edhe po të bëjë mrekullinë komision hetimor, do të prodhojë një dokument i cili do të mbetet në sirtarët e Parlamentit të Shqipërisë do të mund të kënaqë rrëfimin e brendshëm brenda parlamentit, por nuk do të ketë ndonjë efekt të madh.

Këtu është një kurth që ne nuk guxojmë të hyjmë. Çfarëdo që të ndodhë në procesin juridik ne nuk guxojmë të bëjmë identifikimin kolektiv të UÇK-së as guxojmë të bëjmë identifikimin kolektiv të procesit për arritjen e pavarësisë me çfarëdo zhvillimi, kudo në cilëndo gjykatë në botë.”

Parlamentet nuk janë institute të historisë. Të merrej instituti i historisë me këto. Parlamenti duhet të merret me çështje funksionale. Çështja funksionale e Parlamentit të Shqipërisë është nxitja e fqinjësisë së mirë brenda një konteksti të pajtimit në Ballkan. Pajtimi në Ballkanin Perëndimor nuk mund të vijë pa u ballafaquar me të kaluarën. Dhe pjesa më e rëndësishme e ballafaqimit me të kaluarën janë viktimat.”

Surroi: Kosova duhet të kishte hedhur në tryezën e Washingtonit vrasjen e vëllezërve Bytyci

Vëllezërit Bytyçi, Ylli, Mehmeti dhe Agroni, kishin lanë biznesin e tyre në New York për t’iu bashkangjitur luftës në Kosovë. Ata u arrestuan në përfundim të konfliktit në vitin 1999 dhe u dërguan në qendër të Serbisë ku edhe u zhdukën. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një varr masiv në lindje të Serbisë në vitin 2001.

Publicisti Veton Surroi tha në RTV Ora se vëllezërit Bytyçi u vranë nga komandanti i kazermës serbe që sot është anëtari u udhëheqjes së partisë së z.Vuçiq.

Veton Surroi: Tre ushtarë të UÇK, të cilët një ditë pas luftës i ndihmuan një komshiu te tyre rom. Këta djem ishin vëllezërit Bytyçi, kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftonin pranë Batalionit “Atlantiku”. E morën komshiun i cili privohej dhe e dërguan deri te kufiri serb. Ata nuk e dinin deri ku ishte saktësisht kufiri, e kishin kaluar. U kapën nga forcat serbe, u dënuan 60 ditë burg. Ditën që u liruan nga burgu u morën nga forcat e policisë speciale serbe, u dërguan në kazermën e forcave të policisë speciale serbe. U ekzekutuan me duart e lidhura me tel. Trupat e tyre u gjetën Komandanti i asaj kazerme është sot anëtari u udhëheqjes së partisë së z.Vuçiq.

Veton Surroi: Ekziston përgjegjësia për vrasjen e këtyre tre njerëzve dhe ne duhet të nisemi nga ky komunikim njerëzor. Ti themi z.Vuçiq shiko, ti e ke pjesë të anëtarësisë së udhëheqjes një njeri i cili dyshohet se është kriminel se ka ekzekutuar njerëz me duart të lidhura me tel. Duhet të mbash përgjegjësi për tre vëllezërit Bytyçi. Këta janë qytetarë amerikanë dhe ne duhet ta ngremë këtë çështje dhe në marrëdhëniet Kosovë Serbi SHBA. Vëllezërit Bytyçi deri te vizita e fundit e nën Presidentit të atëhershëm Biden, ka qenë çështje e marrëdhënieve mes SHBA dhe Serbisë. Prej ardhjes së Presidentit Trump edhe me pëlqimin e Kosovës, mos harroni, Kosova ka mundur në Uashington kur kanë shkuar te presidenti Trump, na falni por ne pajtohemi për të gjitha , për gjendjen ekonomike, për marrëdhënie të mira, për hapje të kufirit, por ja që janë dhe tre vëllezër Bytyçi, qytetarë amerikanë, të cilët janë ekzekutuar në Serbi. A na jepni përgjigje?/Oranews

{gallery}