Arbëri

Haradinaj vetizolohet në ditën kur e kishte seancën për veprën mosdeklarim i pasurisë

 

Seanca e parë për rigjykimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, e paraparë për sot, është shtyrë për shkak të pandemisë.

Avokatja Merita Emini Stublla, përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se klientja e saj ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për çka dhe nuk ka mundur të jetë prezente në gjykatë.