Arbëri

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Sahatqija, me koronavirus

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Sahatqija, me koronavirus
 

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus. Sahatqija ka njoftuar në Facebook se gjatë dy javëve të ardhshme do të qëndrojë në vetizolim.

“Nga IKSHP më njoftuan se kam dalë pozitive në testin e COVID. Dy javët e ardhme do të izolohem. Uroj ta kaloj lehtë”, ka shkruar Sahatqija.