Arbëri

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Barbadosit për Ditën e Pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Barbadosit me rastin Ditës së Pavarësisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet – ishull në rajonin e Karaibeve të Amerikës Veriore, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 15 shkurt të vitit 2018.

Me këtë rast, kryediplomatja e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.