Arbëri

Nxit bujë fotografia e publikuar nga mësuesja në Ulqin ku nxënësit bëjnë shqiponjën me duar

Foto: Florinda Basha / Rrjete sociale
 

Mësuesja e shkollës “Boshko Strugar” në Ulqin, Florinda Basha, ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e nxënësve të saj në klasë, ku shihet se si fëmijët kanë bërë me anë të duarve simbolin e shqiponjës me rastin e festës së 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Partia Popullore Socialiste ka kërkuar reagimin e ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, pasi që e konsideron veprimin si keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike, raporton Vijesti, transmeton KOHA.