Arbëri

“Rreth flamurit të përçarë”, kryetema e kësaj jave në Koha Ditore

“Rreth flamurit të përçarë’’ është tema kryesore e kësaj së diele në ‘’KOHA DITORE’’.

Në faqet kryesore mund të lexoni për polarizimin e skajshëm të skenës politike në Kosovë, si dhe për bojkotimin e Kuvendit nga opozita në Shqipëri.

Tutje, mund të lexoni për përçarjen e madhe mes partive politike dhe se si pandemia i ka gjetur ata të ndarë në shumë parti e në luftë për poenë politikë.

Në rubrikën e intervistës, shkrimtarja Majlinda Bregasi flet për politikat përçarëse të Kosovës e Shqipërisë, të cilat ajo i quan retorikë adoleshente.

Javorja këtë javë sjell edhe rrëfimin e holandezit të Kosovës, Stefan Van Dijk, i cili është angazhuar vullnetarisht për promovimin e vlerave të Kosovës.

Nga bota lexoni për hotelin me banja shëruese në Vishegrad të Bosnjës, që njëzet e pesë vjet më parë shërbeu si qendër përdhunimesh.

Në kulturë vjen artisti i reflektimit të krizës sociale, Bib Frrokaj, i cili provon që përmes artit ta zbërthejë bashkëveprimin e njeriut me botën komplekse që na rrethon.

Në rubrikën e shëndetësisë lexoni se si një gabim i vogël nxiti ekipin e AstraZeneca-s të rriste shkallën e suksesit të vaksinës.

Në sport vijnë Etrit Berisha e Amir Rrahmani, dy kapitenët e shteteve shqiptare që u rritën në baltën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë për të vazhduar drejt sukseseve në Evropë.

Po ashtu, mund të lexoni shumë artikuj të tjerë të veçantë që kanë bëjnë me filmin, muzikën, shëndetësinë e teknologjinë.