Arbëri

14 të vdekur e 639 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

14 të vdekur e 639 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
 

Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e të vdekurve nga ky virus në 989. Janë regjistruar edhe 639 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se për 24 orë janë kryer 1565 testime.