Në kushte të pazakonta, është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit, që ka bashkuar edhe krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Figurat politike në fjalë vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë, raporton “TCH”.
Si sot, 108 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.