Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti premton publikisht se projektligji për rimëkëmbje kalon javën e ardhshme

Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kaloj javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

“Unë po jap premtim publik që ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohen të gjitha çështjet edhe mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre, një listë e ndryshimeve ligjore, përfshirë mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për të rishikuar TVSH-në në lëndë të para të prodhimit vendor”, ka thënë Hoti pas vizitës në njërën nga veraritë në Suharekë, të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se është i hapur për të pranuar rekomandime nga të gjitha grupet parlamentare sa i përket këtij ligji.

“Besoj se do arrijmë konsensus të gjerë sepse ky ligj i prek të gjithë qytetarët, bizneset, familjet”, tha Hoti. /KP