Arbëri

Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE në shtator arritën nivelin më të lartë, Kosova e dyta në Ballkan

Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE në shtator arritën nivelin më të lartë, Kosova e dyta në Ballkan
 

Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Evropian e të tjera evropiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shkurti, përpara se të nisnin kufizimet e udhëtimit të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Azilantëve (EASO), aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga EASO si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje. Nga aplikimet totale të shtatorit, 63% ishin të reja, ndërsa bie në sy dhe numri i lartë i riaplikimeve (238 gjithsej, ose 27% e totalit). Gjithsesi edhe numri i aplikimeve të reja ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë, me shqiptarët që duket se po i gjejnë shtigjet për të ikur, edhe pse zyrtarisht nuk lejohet të udhëtojnë lirisht në BE, që prej marsit, për shkak të kufizimeve në udhëtime nga Covid-19.