Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Joe Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Ne do të shpëtojmë planetin

Foto: Reuters

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e “Ditës së Falënderimeve”.

Letrën e ka publikuar vetë kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi.

“Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.”, thuhet në letrën e Bidenit.

Letra e plotë:

Agim,

Edhe Bideni thotë se oligarkia “po merr formë” në SHBA Botë Bideni thotë se oligarkia “po merr formë” në SHBA

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Edhe Biden: Vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë Botë Biden: Vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Edhe Bideni tërhiqet nga gara për president Botë Bideni tërhiqet nga gara për president

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden