Arbëri

Kërcënohet zëvendësministri Berisha

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se zëvendësministri i MPB-së, Zafir Berisha, është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici.

Në një njoftim për media, MPB-ja s’ka dhënë detaje për rastin, ndërsa Berisha ishte i paqasshëm në thirrjet e KOHËS.

Berisha është edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike. Pak orë pasi kishte marrë postin atij i ishte thyer llogaria e tij në Facebook.