Arbëri

Intervistë me Emir Djikic, Sekretar i Përgjithshëm në CEFTA

Intervistë me Emir Djikic, Sekretar i Përgjithshëm në CEFTA
Artikull i sponsorizuar
 

1. Si do të ndikojë CEFTA në klimën e biznesit në kohë krize dhe pandemie?

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar një rënie të ndjeshme ekonomike. Vlerësimet e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor projektojnë një rënie të BPB-së me 4.8% për vitin 2020. Ekonomia e BE-së, tregu ynë kryesor i eksportit, gjithashtu po tkurret (Banka Botërore e vlerëson 8.4%). Me fjalë të tjera, nuk do të jetë e lehtë për kompanitë në rajon. Prandaj, është e rëndësishme të punohet në krijimin e më shumë mundësive për biznesin. Tregtia mund të luajë një rol të rëndësishëm, duke hapur tregje të reja, siç është tregtia elektronike.