Arbëri

Diplomati amerikan: Çelësi që Biden do bindë Serbinë për të njohur Kosovën

Diplomati amerikan: Çelësi që Biden do bindë Serbinë për të njohur Kosovën
 

Mediat serbe kanë publikuar një analizë të ish-diplomatit amerikan me një përvojë në Ballkan, aktualisht Profesor në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, i cili ka publikuar një analizë të gjatë për Ballkanin.

Siç bën të ditur televizioni B92 në edicionin e saj në gjuhën angleze, Less, thekson se ka një plan që mund të sjellë në funksion një Ballkan të ri, ku Serbia do të njohë Kosovën si shtet të pavarur, pa shkëmbyer territore.