Arbëri

“Institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet instalimin e meritokracisë në pozitat udhëheqëse”

“Institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet instalimin e meritokracisë në pozitat udhëheqëse”
Foto: Facebook
 

Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”, që analizon ndikimin e projektit britanik në emërimin e profesionistëve në pozita të larta udhëheqëse.

Ky raport argumenton se projekti i Ambasadës Britanike ka pasur një ndikim pozitiv jo vetëm në rekrutimin meritor në disa pozita të rëndësishme të nivelit të lartë drejtues, por edhe në krijimin e një kulture të re të monitorimit të rekrutimit, duke rritur dukshëm kualitetin e aplikantëve dhe nivelin e transparencës së procesit të selektimit.