Kadrijaj-Sadriut: Je paguar e nuk e ke mbajtur vendin e punës, do të japësh llogari

Kadrijaj-Sadriut: Je paguar e nuk e ke mbajtur vendin e punës, do të japësh llogari
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar llogari nga bashkëshorti i ushtrues së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për mosmbajtjen e vendit të punës.
Kadrijaj ka akuzuar Prindon Sadriun se është paguar e nuk e ka mbajtur vendin e punës.
“Z. Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrjet e daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar, por nuk e ke mbajtur dhe rrallë e ke vizituar vendin e punës”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook. “E për këtë do të jepni llogari të gjithë në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ta shohim kush e ka keqpërdorë buxhetin e Kosovës”.
Sadriu paralajmëron padi ndaj Kadrijajt: Nuk jam e as nuk kam qenë ndonjëherë konsull
Bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka paralajmëruar padi ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka thënë se i njëjti paguhet për konsull në Shkup e qëndron në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se ai nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë konsull.
Sadriu ka thënë se “i përket grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën”.
Ai ka thënë se si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Presidentja u.d., nuk emëron e as nuk shkarkon diplomatë të nivelit të tij, por vetëm shefa të misioneve.
“Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsej 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, ka shkruar ai.
Kadrijaj - Osmanit: Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në disa vende të rajonit.
E për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj. ku ka thënë se populli po e pret edhe shkarkimin e burrit të saj.
“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rri në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, ka thënë Kadrijaj në një postim në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KQZ-ja çorienton votuesin jashtë vendit, ia aprovon regjistrimin për zgjedhjet e 6 tetorit 2019

Cilët kandidatë mund të kenë telashe me certifikim

Hoti: LDK-ja e bindur për fitore, kemi dëshmuar qeverisje të mirë

"Vjosa” me 14 kandidatë në listën e VV-së [emrat]

440 kandidatë: Lista e plotë e katër partive të mëdha

Nga shtatori, klasat 3, 4, 8, 9 dhe 12 me botime të reja

Sigurimi shëndetësor për diplomatët mbulon edhe familjarët e tyre në Kosovë

Një qytetare tregon se si KQZ-ja ia mori të drejtën e votës për shkak të telefonatës së humbur

Në Beograd protestohet për deklaratën pro pavarësisë së Kosovës të kryeakademikut serb

LDK-ja publikon listën, Veliu i katërti, Pacolli i pesti e Zemaj i 17-i

Mot i vranët të dielën në Kosovë, pritet të ketë edhe borë
