Agron Demi nga Instituti GAP përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse vota për Qeverinë e ka çmimin e një konsulli atëherë ajo për president ka me qenë si për “Black Friday”.
Ky reagim i tij vjen pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, konsull i përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.
“Nëse vota për Qeverinë e ka çmimin e një konsulli, pritni kur t’i vjen radha votimit për President, kanë me u nda poste e favore si me qenë ‘Black Friday’”, ka shkruar Demi.