Arbëri

Abbott: Fëmijët e vrarë e të zhdukur në luftën në Kosovë meritojnë drejtësi

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka qëndruar në Qendrën për Dokumentim të Kosovës “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, nga ku ka kujtuar fëmijët e vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai tutje përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata meritojnë drejtësi.

“1113 fëmijë kosovarë janë vrarë e disa janë ende të zhdukur nga konflikti i cili ka ndodhur 20 vjet më parë. Ata meritojnë drejtësi”, ka shkruar ai.

Abbott ka shkruar se “ne mund të falim, por s’duhet të harrojmë”.

 

1133 Kosovar children were killed or are still missing from a conflict that took place over twenty years ago. They still...

Posted by Nicholas Abbott on Wednesday, November 25, 2020