Selami Krasniqi, drejtor i Prokurorimit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka nisur raportimin para Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Krasniqi në këtë komision është pyetur për kontratat e nënshkruara nga Ministria e Shëndetësisë, në kohën kur udhëhiqej nga Arben Vitia.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këto kontrata. Krasniqi nuk ka dashur të përgjigjet as në pyetjet që i janë bërë nga deputeti Bekim Haxhiu, se MSH-ja ka abuzuar me tenderë, shkaku i çmimeve të larta.
Krasniqi ka treguar për kontratat për furnizim me oksigjen ku ka thënë se një kontratë ka qenë në prill dhe një në muajin qershor.
Tutje ka shtuar se kjo mbetet problem meqë për momentin është vetëm një operator për furnizim me oksigjen.
-
Nga: Dorentina Thaqi
-
25 nëntor 2020 16:17
-
Shpërndaje në: