Arbëri

Vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë vjen në fundjavë

Vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë vjen në fundjavë
 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se vaksina kundër gripit sezonal do të mbërrijë në Kosovë në fund të kësaj jave.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të fillojë shpërndarja nëpër qendrat kryesore të mjekësisë familjare në vend. Madje, ai tha se do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, proces ky që do të monitorohet nga IKShPK-ja.