Arbëri

Abdixhiku: Konsull lind, s’bëhesh!

Descriptive Text

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala konsull në Pragë.

KOHA sot ka raportuar se pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar konsull i përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Mbështetur në dokumentet që ka siguruar KOHA, emërimi është bërë me dekret të presidentit Thaçi pas rekomandimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, tani bashkëpartiake me Shalën.

“Konsull lind, s’bëhesh! Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder. Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka shkruar Abdixhiku.