Arbëri

Rivlerësimi i komunave për grantin 5.2 milionësh do të bëhet pa sekretaren Ukimeraj

 

Në procesin e rivlerësimit të performancës së komunave, pas të cilit do të shpallen përfituesit e një granti prej 5.2 milionë eurosh, nuk do të jetë e përfshirë Rozafa Ukimeraj.

Në cilësinë e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Pushtetit Lokal, ajo e ka pasur rolin mbikëqyrës gjatë vlerësimit të parë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar javën e shkuar se do të ketë përsëritje të matjes së performancës së komunave, pas kritikave për raportin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe nga kryetarë komunash individualisht. E, të hënën Qeveria e ka transferuar sekretaren Ukimeraj në Ministrinë e Mbrojtjes, por duke mos e përmendur specifikisht këtë si arsye, raporton KOHA.